Shkup, prej sot klasat në shkollat e mesme do të kenë pastrues të ajrit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në konferencën për media në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Orce Nikollov”, njoftoi se prej sot shkollat e mesme të Shkupit do të fitojnë pastrues të ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Sot të gjitha shkollat e mesme të qytetit të Shkupit kanë fituar pastrues. Në 23 shkolla, në çdo klasë do të vendosim gjithsej 572 pastrues të ajrit. Kjo nënkupton, se prej sot, dhe më tej pjesëmarrësit do të marrin një të tretën e ditës në hapësira me ajër të pastër, veçanërisht e rëndësishme për ditët me ndotje të ajrit të lartë. Vlera e pastruesve është rreth 11 milionë denarë”, tha Shilegov.

Kryetari i Shkupit, Shilegov ka theksuar se meqë nxënësit janë kategori e rëndësishme e shoqërisë, gjatë këtij viti janë rikonstruar 11 shkolla të mesme, ku janë vendosur fasada energjetike efikase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button