Australia publikoi listë të ambasadave me më së shumti dënime për parking, Maqedonia ka borxh 2.144 dollarë

Qeveria e Australisë ka publikuar listë të ambasadave që kanë dënime të papaguara për parking ku edhe Maqedonia gjithashtu ndodhet në të, transmeton Portalb.mk.

Listën e kryeson ambasada ruse, e cila ka 173 dënime për parking, ku ka borxh 22.761 dollarë austriak.

Ambasada e Maqedonisë në Kambera ndodhet në vendin e 11 të kësaj liste. Punëtorëve të saj u janë shqiptuar 15 dënime, që në përgjithësi përfshijnë 2.144 dollarë.

Mbi 10.000 dollarë ka borxh ambasada e Egjiptit. Ai  e mban vendin e dytë në listë me 107 shkelje në lartësi prej 12.609 dollarë.

Pastaj vijnë Sllovakia (6.796 dollarë), Gana (4.724), Jordani (3.968) dhe Rumania (3.774).

Në përgjithësi, diplomatët e huaj i kanë borxh më shumë se 135.000 dollarë për shkelje të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button