Ninxha ka propozuar 115 audio incizime, por kërkon të mos i dëgjojë opinioni

Gjykimi për ndodhitë e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar është anuluar për më 20 dhjetor, kur duhet që të dorëzohen dëshmi plotësuese nga pala e të akuzuarve, njofton Portalb.mk.

Dëshmi plotësuese ka mbrojtja e të akuzuarve, Kërsto Mukoski, Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Munir Pepiq, Igor Jug dhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha.

Mbi 100 audio incizime dhe fotografi dhe fotografi që i ka propozuar Ninxha do të publikohen nëse do të dorëzohen nga Prokuroria, ndërkaq publikimi i dëshmive nga Çavkov, Llazarov dhe Pepiq varet nga ajo nëse do të deklasifikohen. I akuzuari Ninxha, tha se dëshmitë shtesë, në mesin e të cilave janë edhe qindra audio-bisedime dhe fotografi, janë për ta dëshmuar deklarimin e tij përpara Prokurorisë.

“kërkoj që Prokuroria t’i dorëzojë në GJykatë dhe të lejojë që të publikohen të njëjtat pa praninë e opinionit”, deklaroi Vasilevski.

Për dëshmitë nga MPB, të propozuara nga Mitko Çavkov dhe Dushko Llazarov, Gjykata informoi se do të nxirren pasi që të deklasifikohen.

Gjykatësja Kacarska tha se dëshmitë e propozuara nga Munir Pepiq sipas të gjitha gjasave nuk do të deklasifikohen nga DSK, por ende pret përgjigje me shkrim.

Prokuroria kërkoi që Gjykata të mos i pranojë dëshmitë shtesë të propozuara nga mbrojtja e Vllado Jovanovskit dhe Vllatko Trajkovskit, ndaj të cilës Gjykata tha se do të deklarohet plotësisht.

Mbrojtja e Mukoskit ka propozuar që të publikohen stenogramet nga disa vazhdime të seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë nga prilli i vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button