Trajkovski që ishte në shoqëri të Gruevskit në Hungari: Shkova për sinuset

Prokurorja Fatime Fetai, në seancën e sotme për dhunën në Komunën Qendër ka kërkuar sqarim nga i akuzuari Aleksandar Trajkovski, se cili është qëllimi i udhëtimit të tij në Budapest, ku ishte kapur nga fotografi britanik nën shoqërimin e të arratisurit, ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

Trajkovski pranoi se është takuar me Gruevskin.

Trajkovski tha se në Hungari ka udhëtuar për shkak të problemeve shëndetësore që ka pasur me sinuset.

“Shkova në Budapest të kërkoj mendim për sëmundjen time. Hungaria si shtet më i përparuar nga Maqedonia dhe anëtare e BE-së ka edhe shëndetësi më të përparuar. Kërkova mendim nga mjekët dhe për atë kam dokumentacion që do t’ia dorëzoj Gjykatës. Në Budapest shkova me vetiniciativë”, tha Trajkovski.

Në seancën e sotme ai ka marrë me vete dokumente dhe llogari nga kontrollet e paguara. Trajkovski është i punuar në Drejtorinë Doganore të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq pasi “u kap” në Hungari, prej atje ka informuar se ka arrë pushim mjekësore prej 5 dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button