“Kitka”, Idila fshatare nën Luboten ju presin në Vratnicë

Aventuristët, alpinistët, gjuetarët, por edhe çdokush që e dëshiron ambientin e maleve dhe ushqimin e prodhuar organik vendor dhe specialitete nga pollogu i Poshtëm, do të gjejnë vend të shkëlqyer për arritjen e dëshirave në hostelin dhe shtëpinë e gjuetisë “Kitka” në fshatin Vratnicë, transmeton Portalb.mk.

Deri në fshat arrihet shume lehtë, pa marrë parasysh se a shkohet me automobil ose me biçikletë, përmes rrugës së gjerë që nga Tetova të çon në vendkalimin kufitar “Jazhincë”. Drejtimi alternativ është rruga lokale, përmes së cilës duke filluar nga kryqëzimi “Zhelinë” në autostradën Shkup- Tetovë, përmes fshatrave Siriçinë, Shimshovë dhe Zhillçe arrihet deri në Lleshok, nga ku kthehet djathtas dhe vazhdohet nga rruga Tetovë – Jazhincë.

Kuzhina fshatare dhe specialiteti në ajër të pastër

Drejt, në mes të fshatit Vratincë ndodhet Hosteli dhe Shtëpia e gjuetisë “Kitka”, objekt me lartësi mbidetare prej 750 metrash, i cili përveç ajrit të pastër në kohën e ndotjes enorme të ajrit në qytete, do t’ju mirëpres me specialitete të ndryshme të prodhuara në vend.

Hosteli për turizëm ofron gjashtë dhoma, njëra me një krevat, tre me nga tre krevate dhe dy me nga katër krevate.

Në afërsi të Hostelit ndodhen disa vende të shkëlqyeshme, si liqeni që ndodhet një kilometër në jug të “Kitkës”. Në mes të rrugës është edhe kisha e manastirit “Shën Konstandin dhe Elena”, e ndërtuar në themelet e kishës së vjetër nga shekulli 12.

Për ata që dëshirojnë të shëtisin në mal, për një orë në këmbë nga Vratnica ndodhet shtëpia malore e tipit të hapur. Vratnica, ndryshe është vend për të gjithë ata që duan ta shijojnë majën e Lubotenit.

Nëse nuk mund të ecni gjatë, hosteli ka në dispozicion dy vetura terreni.

Hosteli dhe shtëpia e gjuetisë “Kitka” i ofron të gjitha kushtet për biçiklistët, dhe këtë deri tani e kanë shfrytëzuar një numër i madh i të huajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button