Zëvendësi i Pompeos, Xhon Salivan: SHBA-të fortë e mbështesin Marrëveshjen e Prespës

SHBA-të fortë e mbështesin Marrëveshjen e Prespës e cila e hap rrugën e Maqedonisë për ta marrë vendin e merituar në BE dhe NATO, kështu deklaroi zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-ve, Xhon Salivan në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

“SHBA-të merren me atë që të ketë Evropë Juglindore të qëndrueshme dhe të sigurt, ndërsa Maqedonia është faktor kyç në rajon për arritjen e këtij qëllimi”, tha Salivan.

Ai i lavdëroi kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev,  shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov si dhe deputetët që i përkrahën ndryshimet kushtetuese. Ai i ftoi edhe të tjerët ta mbështesin Marrëveshjen e Prespës, t’i hedhin qëndrimet e ngushta partiake dhe t’i ndjekin interesat nacionale.

Sulivan – Zaev

Zaev theksoi se qëllimet strategjike të Maqedonisë mbeten anëtarësimi në BE dhe NATO. Ai tha se Maqedonia është e përkushtuar në bashkëpunimin  rajonal dhe merret me atë që të ketë Ballkan të qëndrueshëm dhe të fortë me ndihmën e BE-së dhe SHBA-ve.

“Në Republikën e Maqedonisë kemi krijuar kushte për ambient politik që do ta mundësojë realizimin e Marrëveshjes së Prespës në përgjithësi dhe se rreziqet i reduktojmë në minimum, ndërsa mbarimi i suksesshëm në Kuvend është bileta jonë të hyjmë në NATO”, tha Zaev.

Zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-ve, Xhon Salivan u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

Zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-ve, Xhon Salivan në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka shprehur bindje se Republika e Maqedonisë sa më shpejtë dhe me meritë do të bëhet vendi i ardhshëm anëtar i NATO-s. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe ndihma e mëtejme e SHBA-ve për perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Dimitrov është i orientuar në fazën aktuale përfundimtare nga procesi i implementimit të Marrëveshjes së Prespës dhe sfidat në këtë rrugë, duke theksuar se zbatimi i suksesshëm i saj, do ta konfirmojë vendosmërinë e Maqedonisë që të jetë se qëndrueshme, e parashikueshme dhe partner i aftë që të përballet me sfidat”, deklaruan nga Ministria e Punëve të Jashtme pas takimit.

Sulivan – Zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button