Filipçe: Gjashtë udhëtarë nga aksidenti i autobusit janë me lëndime serioze, dy prej tyre janë në aparat të frymëmarrjes

Në spitalin e Leskovacit janë tetë persona, ndërsa në spitalin e Nishit gjashtë nga autobusi i Maqedonisë, i cili doli nga rruga dhe u aksidentua. Nga aksidenti jetën e kanë humbur tre persona,  transmeton Portalb.mk

Të lënduarit që janë në spitalin e Leskovacit, sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe janë me lëndime më të lehta, ndërsa ata të Nishit me lëndime më të rënda.

“Në spitalin e Nishit janë hospitalizuar gjashtë maqedonas nga aksidenti që ndodhi. Ata janë me lëndime serioze, por janë stabil. Dy prej tyre janë në aparate të frymëmarrjes, nga të cilët njëri me lëndime në kokë, ndërsa tjetri në korriz”, tha Filipçe.

LEXO: Serbi, autobusi me targa të Maqedonisë ka dalë nga rruga, 3 të vdekur e 32 të lënduar (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button