Marshi i punëtorëve seksualë: Të shqyrtohet modeli i Zelandës së Re

Marshi tradicional për të drejtat e punëtorëve seksualë, për të dhjetën herë është mbajtur sot në Shkup, nën moton “Dekriminalizim tani”, njofton Portalb.mk. Marshi i ombrellave të kuqe ka nisur prej shtëpisë përkujtimore “Nëna Terezë” në qendër të Shkupit.

Ata kërkuan dekriminalizim të punës së tyre, por jo edhe legalizim.

“Porosia jonë për dekriminalizim, nuk do të thotë legalizim. Dekriminalizimi do të thotë rregullimi i të drejtave të punëtorëve seksualë dhe rregullimi i mbrojtjes sociale dhe shëndetësore. Kërkojmë që të shqyrtohet modeli i dekriminalizimit nga Zelanda e Re. Model i cili njeh të drejta punëtore dhe seksuale të punonjësve seksualë. Atë që shoqëria e kërkon, sistemi e ka për obligim të kujdeset”, ka deklaruar përfaqësuesja e punonjësve shëndetësorë.

Ata thonë se shesin dashuri, por fitojnë të rrahura, sepse shumë herë kanë dashur t’i denoncojnë në polici se kanë qenë edhe viktima të dhunës, por u janë marrë telefonat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button