Ushtria amerikane lansoi gjeneratën e re të satelitëve të GPS-it

Forcat ajrore amerikane janë duke bërë përgatitje për të lansuar gjeneratën e re të satelitëve të Sistemit për Pozicionim Global (GPS), me qëllim të sigurimit të saktësisë më të madhe duke synuar parandalimin e hapave të kundërshtarëve, përfshirë Rusinë.

Satelitët e rinj të këtij sistemi pritet të nisen në Hapësirë më 18 dhjetor nga Florida, përmes raketës, Falcon 9, të kompanisë SpaceX, transmeton REL.

Në herën e parë është planifikuar të nisen 32 satelitë të rinj, me qëllim të zëvendësimit të gjeneratës së vjetër në orbitë.

Satelitët janë prodhuar nga Lockheed Martin, derisa kompania SpaceX ka fituar kontratën për bartjen e disa prej tyre.

Shpenzimet e sistemeve pritet në arrijnë nga 7 deri në 12 miliardë dollarë.

Forcat ajrore të ushtrisë amerikane kontrollojnë 31 satelitë të GPS-it nga një bazë ajrore afër Kolorados.

Ushtria amerikane ka thënë se satelitët GPS III, do të kenë sinjal më të fortë, të cilin do të jetë më e vështirë për ta penguar.

Norvergjia ka akuzuar Rusinë për pengim të sinjaleve të GPS-it gjatë stërvitjeve të fundit ushtarake të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button