Shaqiri spektakolar “fundos” Unitedin me dy gola

Liverpooli ka fituar derbin e sotëm ndaj Manchester Unitedit falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Xherdan Shaqirit.

Ishin pikërisht dy golat e Shaqirit në pjesën e dytë që i siguruan pikët e plota Liverpoolit nga derbi i sotëm, transmeton Koha.net.

Mane kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 24, kurse shifrat Unitedi i barazoi në minutën e 33 përmes Lingardit.

Në pjesën e dytë Liverpooli u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar dy herë. Dhe ishte Shaqiri që shënoi dy golat, përkundër që u inkuadrua në minutën e 70.

Liverpooli merr primatin me 45 pikë, derisa Unitedi në vendin e gjashtë ka 26 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button