Japoni, shpërthim në një restorant, 20 të plagosur

Në një restorant lokal në qytetin Sapporo në veri të Japonisë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm ku u plagosën të paktën 20 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC, pas eksplodimit në restorant shpërtheu zjarri.

Në vendngjarje me shpejtësi ka mbërritur policia, emergjenca dhe zjarrfikësit, ndërsa disa nga të plagosurit u transportuan në spital

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në restorantin i cili ndodhet në qarkun Toyohira.

Policia ka mbyllur zonën përreth nga frika për mundësinë e shpërthimeve të tjera.

Dëshmitarët okularë u thanë gazetarëve se shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button