Ligji për shërbime gjyqësore ka ndryshuar, por nuk është përmirësuar statusi i nëpunëseve gjyqësor

PREMTIM: Do të përmirësojmë statusin e nëpunësve gjyqësor me ndryshime në Ligjin për shërbim gjyqësor 

Gjatë zgjedhjeve parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), LSDM premtoi se me ndryshimet në Ligjin për shërbime gjyqësore do të përmirësojë statusin e nëpunësve gjyqësor edhe në programin e vet politik: “Plani për jetë në Maqedoni”; faqe 232, u zotuan se këtë do ta bëjnë në periudhën prej gjashtë muajsh pas zgjedhjes së qeverisë së re. Që do të thotë, premtimi i përmendur duhej të realizohej më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Këto ndryshime ligjore janë realizuar në tetor të këtij viti (2018) – me vonesë prej një viti që nga afati i paraparë zgjedhor, ata nuk realizojnë pritshmëritë e administratës gjyqësore, andaj sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, ky premtim zgjedhor i LSDM merr notën “pjesërisht i realizuar“. Vlen të theksojmë që Sindikata e AOGJSH dhe Shoqata e administratës gjyqësore, që para disa vitesh kur është miratuar ky Ligj (2014) kërkuan korrigjime të ligjit, në veçanti në pjesën e kushteve të të punësuarve, pagave dhe shtesave për paga. Ndërsa, këto ditë (03.12.2018), Sindikata e AOGJSH-së doli me kërcënime për grevë, pasi që Këshilli gjyqësor njoftoi rritje vetëm të shtesave për pagat e gjykatësve, me sqarimin se në buxhetin e ri gjyqësor nuk janë paraparë mjete për shtesa  të pagave të nëpunësve gjyqësor.

Përndryshe, në maj të këtij viti (2018) Ministria e Drejtësisë njoftoi se ndryshimet e Ligjit, ndërsa në qershor ishe përgatitur PROPOZIM -LIGJI për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin gjyqësor, me propozim që të miratohen me procedurë të shkurtuar. Qeveria shqyrtoi ndryshimet e propozuara në seancën e saj të 80 në korrik të këtij vitit dhe tekstin e dorëzoi në Kuvend, që u miratua në tetor. Por, edhe përkrah asaj se ndryshimet e miratuara janë përmirësuar disa pjesë të Ligjit të ligjit për shërbim gjyqësor, Sindikata e AOGJSH dhe Shoqata e administratës gjyqësore nuk janë të kënaqur prej tyre. Përfaqësuesit e tyre në seancën e parë me ministren e Drejtësisë, Renata Desovska në korrik kërkoi ndalimin e ndryshimeve të propozuara të Ligjit dhe kërkoi që të miratohet ligji i ri. Ato pretendojnë se ndryshimet nuk janë siguruar shumë dispozita për avancimin e të punësuarve në shërbimin gjyqësor. Përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së, këtë herë nënvizojnë se nuk janë të përfshirë në përgatitjen e ndryshimeve të Ligjit për shërbim gjyqësor dhe deri te ministrja dorëzuan vërejtje për Ligjin e propozuar për ndryshim të Ligjit për shërbime gjyqësore.

Sipas sindikatës, ndryshimi i parë i cili duhet të bëhet në Ligjin për shërbime gjyqësore është që të sigurohet e drejta e nëpunësve dhe të fitojnë shtesën e pagës për kushte të posaçme, ekzistimin e një rreziku të lartë, konfidencialitetin dhe punën e natës, siç ndodhi me gjykatësit, prokurorët publik dhe nëpunësit e prokurorisë publike, Sindikata e AOGJSH  kërkon të ketë anëtarë në Këshillin e shërbimit gjyqësor dhe mundësi që bashkëpuntorët profesional të zgjidhen si gjykatës.

Deri më tani shtesa e pagës është rregulluar për gjykatës, prokurorë dhe nëpunës në prokurori, por jo edhe për nëpunësit tjerë gjyqësor. Në raport me nëpunësit në prokurorisë publike, Sindikata e AOGJSH kërkoi përsëri të fillojë pagesa e shtesës së pagës dhe të zgjidhet problemi me shkallën e karrierës që ndjekin këto të punësuar.

Problemet arritën kulimin këto ditë kur Këshilli Gjyqësor vendosi për ndarjen e pagesë shtesë për gjykatës prej 35 përqind në muajin nëntor, po një shtesë e tillë nuk është paraparë dhe për nëpunësit në gjyqësor, sepse u sqarua, për atë se nuk ka dispozitë ligjore.

Sipas argumentimit të lartshënuar mund të thuhet se premtimi i LSDM-së se për gjashtë muaj prej zgjedhjes së Qeverisë “do të rritë statusin e shërbimeve gjyqësore me ndryshime në Ligjin për shërbime gjyqësore”, është pjesërisht i realizuar, sepse ndryshimeT ligjore janë miratuar, por me to nuk janë zgjidhur kërkesat kryesore të administratës gjyqësore.

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button