Kryeministri Rama sërish u bëri apel studenteve për dialog

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish apel studentëve të ulen në dialog. Në në një postim në Tëitter, kreu i qeverisë heq një paralele mes protestës së studentëve dhe aksionit politik të opozitës.

“S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet,s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s’vij! E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë. As negociata. DIALOG”, transmeton TV Klan.

Në një tjetër koment në rrjetet sociale, Rama solli një foto nga një protestë studentësh amerikanë që kërkuan dialog dhe transparence. Sipas tij, në këtë mënyrë ata i ulën autoritetet në bisedime dhe arritën një marrëveshje të favorshme.

Rama përdori një shprehje të ish-zonjës së parë amerikane Eleonor Rusvelt, u dërgoi një tjetër ftesë për dialog studentëve.

“Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë së bashku, ose do të mësojmë të jetojmë së bashku, dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë duhet të dialogojmë”, është apeli i kreut të qeverisë për studentët që protestojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button