Dhjetëra banorë të Përshefcës në komunën e Tearcës protestuan kundër bastoreve

Dhjetëra banorë të fshatit Përshefcë të komunës së Tearcës, kanë dalë në mesditë në rrugët e fshatit për të shprehur, siç thanë ata, revoltën e tyre kundër bastoreve sportive që hapen afër shkollave dhe objekteve fetare. Banorët kërkuan nga pronarët e këtyre bastoreve që të largojnë sa më shpejtë lojërat e fatit nga afërsia e shkollave dhe xhamive, ose në të kundërtën protesta e tyre do vazhdojë çdo ditë, transmeton Alsat M.

 “Ne jemi të vetëdijshëm se Ligji atyre ua mundëson këtë, por, si banorë të këtyre anëve jemi edhe kundër këtij Ligji që në asnjë vend të civilizuar e demokratik, që t`ua mundësoj këtyre objekteve të jenë aq afër objekteve fetare dhe arsimore.Nëse kërkesa jonë e sotme nuk do të përfillet, ne do vazhdojmë me priotestë çdo javë, e sipas nevojës edhe më shpesh”, u shpreh një protestues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button