Për nesër është shpallur ditë zie në Ohër për shkak të varrimit të kryetarit të Komunës, Jovan Stojanovski

Këshilli i Komunës së Ohrit në seancën e sotme të jashtëzakonshme njoftoi se ka sjellë vendim që dita e nesërme (17 dhjetor) të shpallet si ditë zie për territorin e komunës pas vdekjes së kryetarit Jovan Stojanovski, transmeton Portalb.mk.

Në pajtim me vendimin, për nesër anulohen të gjitha manifestimet e caktuara të karakterit artistiko-kulturor.

Fjalimi komemorativ për Stojanovskin do të mbahet nesër në orën 10:00, në sallën e madhe të Komunës, ndërsa në orën 14:00 në varezat  e qytetit të Ohrit do të bëhet varimi i tij.

Ndryshe, Jovan Stojanovski ndërroi jetë dje në mëngjes, në veturën e Ndihmës së Shpejtë, rrugës për te Qendra e Sëmundjeve të Kardiovaskulare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button