Deskoska: Faljet nga Ivanov janë bazë për kërkesën e re për ekstradimin e Grujovskit dhe Boshkovskit

Argumentet kryesore me të cilat Ministria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e Goran Gruejovskit dhe Nikolla Boshkovskit janë refuzimi i argumenteve të gjykatës në Greqi rreth faljeve të ofruara nga presidenti Gjorje Ivanov, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Faljet janë dhënë pa bazë juridike, në dispozita joligjore që për momentin nuk janë në fuqi juridike në Republikën e Maqedonisë dhe nga ato arsye nuk kanë prodhuar veprim juridik. Gjithsesi arsyetohet edhe procedura që është bërë me ndryshimin e ligjit dhe tërheqjen”, tha Deskoska.

Ajo shtoi se kërkesa e re për ekstradimin e tyre është përgatitur dhe për momentin përkthehet në pajtim me Marrëveshjen e Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button