Mustafa: Rezoluta, zgjidhje për të mbetur në pushtet koalicioni i dështuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se votimi në Kuvend i Rezolutës së propozuar nga PSD për dialogun me Serbinë, nuk është zgjidhje për dialogun por zgjidhje afatshkurtër për të mbetur në pushtet koalicioni i dështuar qeverisës, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa tha më tej se Kosovës i nevojitet një proces i dialogut dhe marrëveshje e arritur dhe e përkrahur nga shumica e paraparë me Kushtetutë.

Statusi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,
Votimi në Kuvend i Rezolutës së propozuar nga PSD për dialogun me Serbinë, nuk është zgjidhje për dialogun por, është zgjidhje afatshkurtër për të mbetur në pushtet koalicioni i dështuar qeverisës. Ky nuk është vendim gjithëpërfshirës, siç dëshiron ta mashtrojë veten dhe adresën e vet ndonjë ndërkombëtar. 
Kosovës i nevojitet një proces i dialogut dhe marrëveshje e arritur dhe e përkrahur nga shumica e paraparë me Kushtetutë. Një marrëveshje e qëndrueshme. Çdo veprim tjetër është blerje kohe dhe mashtrim. 
Procesi dhe Marrëveshja eventuale për dialogun e ekipeve të improvizuara pa legjitimitet me votë të qytetarëve dhe e institucioneve pa legjitimitet kushtetues është në dëm të Kosovës dhe do të kundërshtohet fuqishëm nga LDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button