Thaçi para nisjes në New York: Ushtria e Kosovës është proces i pakthyeshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes për në New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se pavarësisht diskutimeve që do të ndodhin në OKB, Ushtria e Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe se vetëm do të zhvillohet e fuqizohet më tepër, njofton Klan Kosova.

“Pjesëmarrja e komuniteteve në ushtrinë e Kosovës është një vlerë shumë e çmueshme. Kemi rreth 10% komunitete joshqiptare të përfshira, 5% janë serbë. Në parakalimin që kanë bërë në kazermën kryesore, kam takuar pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme të cilët ndihen mirë dhe komod për t’i shërbyer vendit tonë”.

“Ushtria do të krijojë paqe, stabilitet dhe do t’i kryejë obligimet e veta. Do të punojmë shumë për t’ implementuar të gjithë hapat tjerë. Ushtria është një proces i pakthyeshëm dhe vetëmsa do të zhvillohet dhe fuqizohet akoma më shumë”.

“Ushtria do të dërgojë mesazhin më të mirë të tolerancës dhe harmonisë për të gjithë njerëzit. Sot kam takuar qytetarë serbë që ndihen mirë me vendimet e Kuvendit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë duan t’i shërbejnë vendit. Nëse Serbia është zemëruar dhe shqetësar, serbët e Kosovës ndihen rehat dhe komod”.

Thaçi foli edhe për Rezolutën e cila u votua dje në Kuvendin e Kosovës për ekipin dialogues.

“Pas themelimit të ushtrisë, lajmi tjetër i rëndësishëm ka qenë votimi në Kuvendin e Kosovës nga deputetët, të një rezolute dhe një ekipi sa të më të gjerë politik për t’u përgatitur edhe më mirë për fazën finale Kosovë-Serbi. Ky dialog do të jetë final me një marrëveshje të përhershme që do të rezultojë me njohjen reciproke të Serbisë ndaj Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

“Edhe në këtë fazë kam besim që ai ekip i gjerë politik dhe shoqëria civile së bashku do t’ia dalim me sukses dhe do të përmbyllim njëherë e përgjithmonë kapitullin e errët. Ne duam që e kaluara të mbetet e kaluar, të punojmë për të ardhmen për një njohje reciproke të Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button