Aksidenti në Serbi, deklarohen MPJ dhe kompania e autobusit

Nga Ministria e Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se ministri i shëndetësisë dhe sekretari i qeverisë Dragi Rashkovski dhe përfaqësues i ambasadës së Maqedonisë në Beograd, janë nisur drejt vendit të ngjarjes ku u aksidenta autobusi i Maqedonisë që ishte nisur për Austri.

“Lidhur me aksidentin në Serbi, deri më tani zyrtarisht nga autoritetet serbe kemi informacionin lidhur me autobusin dhe kompaninë e tij. Priten të dhëna shtesë për numrin e të vdekurve dhe të lindurave dhe informacione tjera lidhur me aksidentin. Menjëherë sa të kemi njoftim nga autoritetet serbe do ju informojmë. Ministri i shëndetësisë Venko Filip­çe, sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski dhe përfaqësues nga ambasada e Maqedonisë në Beograd janë nisur në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPJ.

Kompania strugave “Eurobus”, autobusi i së cilës u aksidentua në Serbi thotë se automjeti është i vitit 2006 dhe se rregullisht i ka kaluar kontrollet teknike.

“Kemi nisur një autobus tjetër dhe të punësuarit tonë në vendin e aksidentit që të shohin gjendjen dhe të marrin masat e nevojshme. Autobusët tanë janë rregullisht të kontrolluar dhe gabimi nuk është tek ne”, tha pronari i kompanisë, Xhitan Istrefi.

Sipas të dhënave të deri tanishme, në aksidentin kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë, kurse janë lënduar 32 persona.

Shoferi dhe konduktori nuk janë të lënduar, por nuk guxojnë të japin deklarata për media. Tre nga udhëtarët janë me lëndime të rënda dhe janë dërguar në spitalin kirurgjik në Leskovac, një është dërguar në ortopedi dhe udhëtarët tjerë janë me lëndime të lehta.

Ende nuk ka informacione lidhur me shkakun e aksidentit.

LEXO: Serbi, autobusi me targa të Maqedonisë ka dalë nga rruga, 3 të vdekur e 32 të lënduar (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button