Zjarri shkaktoi dëme materiale në një shtëpi në Dobrosht të Tetovës
Më 16 dhjetor 2018 rreth orës 4 pas mesnate në fshatin Dobrosht të Tetovës është kapluar nga zjarri shtëpia në pronësi të I.T.(59), me ç’rast është djegur kati i parë i shtëpisë, garazhi dhe një makinë e tipit ‘Ford Fokus’ që ishte parkuar në garazh.
Persona të lënduar nuk ka dhe zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve.
Gjatë ditës së sotme policia pritet të kryej hetim për shkaqet e zjarrit.