Serbi, autobusi me targa të Maqedonisë ka dalë nga rruga, 3 të vdekur e 32 të lënduar (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur sot pas mesnate rreth orës 1:45 minuta në afërsi të Leskovacit në Serbi. Në aksident një autobus me targa të Maqedonisë nga Struga ( Euroturs SU 3325 AC ) ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura, dhe për pasojë kanë humbur jetën 3 persona – një burë dhe dy gra ndërsa 32 të tjerë janë shtruar në spital me plagë të ndryshme.

Aksidenti rrugor ka ndodhur në autostradën në drejtim të Nishit ndërsa ishte nisur nga Maqedonia, transmeton
Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona ndërsa në spitalin e Nishit janë dërguar katër persona që janë në gjendje më të rëndë.

Autobusi kishte si destinacion final Vjenën.

Mjekja serbe Jelena Milenkoviq që arriti e para me ambulancë në vendin e ngjarjes tregon situatën tragjike që pa me sytë e saj.

“Situata ishte me të vërtet dramatike. Autobusi ishte rrokullisur. Unë me zjarrfikësit hyra në autobusin. Në autobusin kishte katër udhëtar të bllokuar, ndërsa tre ishin pa shenja jete”, kështu ka deklaruar mjekja Jelena Milenkoviq, e cila së bashku me ekipin e saj ishin të parët që kanë arritur në vendin e tragjedisë në Leskovc, shkruan Kurir.rs.

Nga autoritetet e Maqedonisë ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me rastin. Arsyet e aksidentit ende po hetohen, por sipas rezultateve të para nga hetimi, me gjasë shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se ministri i shëndetësisë dhe sekretari i qeverisë Dragi Rashkovski dhe përfaqësues i ambasadës së Maqedonisë në Beograd, janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Kompania strugave “Eurobus”, autobusi i së cilës u aksidentua në Serbi thotë se automjeti është i vitit 2006 dhe se rregullisht i ka kaluar kontrollet teknike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button