Kryengritësit vrasin bishat e Asadit! (VIDEO 16+)

Në YouTube është publikuar një video incizim në të cilin shihet likuidimi i katër meshkujve lojal ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al Asad dhe shumë trupa të pjesëtarëve të milicisë së regjimit në Aleppo të cilët njihen si BISHA ku disa shihen edhe në foto.

Siç njofton agjencia britanike e lajmeve Reuters, xhirimi tregon se kryengritësit përdorin taktika të njëjta për të cilat akuzohen forcat e Asadit.

Në video shihen katër pjesëtarë të milicisë së regjimit të cilët në një lokacion të panjohur në Aleppo të cilët kryengritësit i sjellin në një oborr të shkollës në të cilin ka plot njerëz.

Para se të pushkatohen katër burrat, dëgjohen brohoritje “Allahu është më i madhi”.

Në xhirimin, autenticitetin e të cilit nuk ka mundur të konfirmoj Reutersi, meshkujt e vrarë janë identifikuar si pjesëtar të milicisë së Asadit të quajtur “Shabiha”.

Lajme të ngjashme

Back to top button