Mijëra qytetarë protestojnë sonte në Beograd kundër presidentit Vuçiq (FOTO+VIDEO)

Mijëra protestues kanë dal rrugëve të Beogradit ku ata kanë planifikuar të mblidhen pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë dhe selisë së Presidentit të Serbisë, Alkesandar Vuçiq.

Protestuesit në krye me aktorin, Tihomir Staniç dhe akademikun Dushan Teodoroviq kryesojnë protestuesit me një pankartë ku shkruan “Stop kamishave të përgjakshme”, transmeton Zëri.

Derisa rrugët kryesore janë bllokuar disa qytetar kanë veshur jelek të verdhë ndërsa ata i shoqëron një kamion me altoparlantë.

Mediat serbe raportojnë se deri tani nuk është shënuar asnjë incident.

E në mesin e protestuesve kanë dal edhe përfaqësuesit e partive opozitare serbe si: Vuk Jeremiq, Dragan Djilas, Borko Stefanoviq, Janko Veselinoviç, Milos Jovanoviç, Bosko Obradoviç.

Qytetarët e Serbisë janë të pakënaqur me qeverinë aktuale dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button