Rama ironizon Kryemadhin: Kur Doktoresha ia kalon Artistit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Me anë të një video gjatë një konference të së enjtes së Kryemadhit  fliste për amendimet në ligjin për arsimin e lartë, lidhur me protestën e studentëve.

“Ai momenti kur Doktoresha ia kalon Artistit në aritmetikë, se në gramatikë s’ka konkurrent”, shkruan Rama, transmeton Top Channel.

Në video shfaqet momenti i artikulimit me vështirësi të shifrave nga Kryemadhi, e cila thotë se shpenzimet buxhetore në arsimin universitar nga 7 miliardë, duhet të kthehen në 14 miliardë lekë.

Ironia e Ramës vjen pak pasi kryetarja e LSI, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Durrës, bëri thirrje që të gjithë t’iu bashkohen të hënën protestës së studentëve.

 

View this post on Instagram

 

Ai momenti kur Doktorresha ia kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurent)???

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button