Miratohet rezoluta e PSD-së për dialogun

Me 59 vota për dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo seancë ishte  ishte paraparë  të fillojë në orën 14  në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.

Këtë seancë e bojkotuan LDK dhe LVV, transmeton Kallxo.com.

Dukagjin Gorani nga  PSD tha se procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të jetë pronë e askujt por përgjegjësi e të gjithë neve.

Ahmet Isufi nga AAK-ja gjithashtu ka dhënë mbështetje për rezolutën nga grupi i tij parlamentar.

Bilal Sherifi tha se Nisma do ta mbështesë rezolutën.

Edhe në emër të AKR-së, Pacolli ofroi mbështetja për rezolutën

Danush Ademi nga  6+ tha se “do ta keni mbështetjen tonë për dialogun edhe pse nuk jemi pjesë e delegacionit”

Në orën 14 ishte paraparë të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.

Këtë seancë po e bojkotojnë LDK dhe LVV

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button