Vriten 21 persona nga dhuna etnike në Etiopi

Si pasojë e luftimeve të ashpra midis grupeve etnike në Etiopinë jugore, të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 61 të tjerë janë lënduar.

Shpërthimet e dhunës në jug, midis grupit Oromos dhe grupeve të tjera janë përshkallëzuar gjatë muajit mars kur kryeministri Abiy Ahmed, erdhi në pushtet, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Këto grupe prej kohësh janë në konflikt me njëra tjetrën, mirëpo tensionet janë thelluar gjatë muajve të fundit, gjë që ka rezultuar në vrasjen e shumë personave.

Si pasojë e konfliktit të armatosur, shumë njerëz kanë braktisur vendin për të kërkuar një jetë më të mirë.

Ndërsa ata që kanë vendosur të qëndrojnë në vend, janë duke marruar ndihma nga organizatat humanitare që janë të vendosura në Etiopi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button