Lëvizja Besa: Deklarata e Zaevit kundër ushtrisë së Kosovës, fyese për një shtet të lirë

Kosova është shtet i pavarur dhe ka të drejtën legjitime të ketë ushtrinë e saj për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe lirisë së qytetarëve të saj, deklarata e nxituar e kryeministrit Zaev kundër ushtrisë së Kosovës, sa është fyese për një shtet të lirë, po aq tingëllon si nacionalizëm i kohëve të shkuara, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa me kryetar Bilall Kasamin.

Kjo lëvizje kërkon nga kryeministri i vendit që të distancohet nga kjo deklaratë skandaloze dhe të kërkojë falje publike, kur dihet botërisht se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka edhe përkrahjen e fuqishme të SHBA-së.

“Deklarata e tij shfaq fytyrën e vërtetë të Maqedonisë “multietnike”, i bën të ndjehen të ofenduar edhe shqiptarët e këtij vendi, të cilët i dhanë mandat të plotë për të qeverisur dhe jo për të nxjerrë nga goja broçkulla dhe barbarizma nacional-komuniste.  Me këtë dëshmon se qëndrimi i kryeministrit Zaev është i dirigjuar nga Vuçiq, kryeministër i Serbisë, i cili është kategoriskisht kundër formimit të ushtrisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

LEXO: ASH: Zaev, Kosovën pa ushtri do ta dëshironte vetëm Serbia dhe Rusia!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button