Maqedoni, policia e kapi me drogë, ai e gëlltiti të njejtën dhe ndërroi jetë

Mbrëmë vdiq 32 vjeçari D.A. nga Zlletova, i cili pas kontrollit në pikën kufitare Dellçevë, doganierët i gjetën materie të pluhurit, të cilin ai e gëlltiti. Edhe përkundër intervenimit të ekipit mjekësor, materia ishte fatale për jetën e tij.

“Me 14 dhjetor 2018 në orën 19:15 në pikën kufitare Dellçevë në hyrje në Republikën e Maqedonisë, me makinën ‘Mini kuper’ me targa bullgare është paraqitur D.A. (32) nga Zlletova, i cili e ka drejtuar makinën dhe bashkudhëtar ishte 18 vjeçari nga Probishtipi. Gjat kryerjes së kontrollit është gjetur një qeskë e cila përmbante materie pluhuri. Deri sa kryhej procedura, D.A. ka marrë qesen dhe e ka gëlltitur. Menjëherë është lajmëruar ekipi i ndihmës së shpejtë dhe D.A. vdiq në orën 22. Për momentin janë duke u marrë masa për rastin në fjalë”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button