Mashtroi 24 vjeçarin nga Dibra, i premtoi  vizë Gjermane

Në stacionin e policisë në Dibër E.M.(24) nga Dibra, ka paraqitur rastin e mashtrimit nga ana e E.K.(29) me vendbanim në fshatin Bogovinje të Tetovës, transmeton Tv 21.

E.M. sqaroi se para një viti ka rënë në kontakt me E.K. dhe  tre herë i ka dhënë para me vlerë prej 32,500 denarë me qëllim që të sigurojë vize për Gjermani, por pas pagesës ai nuk ka marrë vizën, kurse i akuzuari nuk është paraqitur në telefon edhe pse e ka kërkuar disa herë E.M.

Për momentin janë duke u marrë masa për zbardhje të rastit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button