O’Connell: Serbët s’kanë arsye të frikësohen nga ushtria e Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, ka folur për ushtrinë e Kosovës, për taksën e vendosur për mallrat me origjinë nga Serbia e nga Bosnja  dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Në një intervistë për “Tv Prva”,  Ambasadori O’Connell ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk e rrezikon stabilitetin e rajonit dhe se serbët e Kosovës nuk kanë arsye të frikësohen nga kjo ushtri.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe mund të formojë forca të armatosura nëse dëshiron. Fakti i thjeshtë se ka forca të armatosura nuk është as një gjë negative dhe as destabilizuese. Ky është një proces dhjetëvjeçar në fund të së cilit nga tre mijë e pesëqind forca do të rritet ky numër në pesë mijë pjesëtarë të ushtrisë. Nuk është një ndryshim i madh, nuk mendoj se ka ndonjë qëllim që dikush ta pushtojë Mitrovicën apo ta pushtojë veriun e Kosovës. Nuk mendoj që ushtria e Kosovës ka për synim që të përdor forcat e asaj kundër serbëve të Kosovës”, ka deklaruar O’Connell, transmeton lajmi.net.

O’Connell ka thënë se vendosja e taksës për mallrat me origjinë nga Serbia dhe nga Bosnja nuk është në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s.

“Është e qartë se vendosja e kësaj takse është më shumë politike, për shkak të propagandës së Serbisë ndaj Kosovës”, është shprehur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button