Vetëvendosja nuk merr pjesë në seancën për dialogun

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të bojkotojë seancën e thirrur për të miratuar një projektrezolutë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Kallxo.com.

Në orën 14 pritet mbahet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.

Mëngjesin e sotëm kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen ku edhe u caktua mbajtja e seancës së jashtëzakonshme. Lëvizja vetëvendosje nuk mori pjesë në mbledhje, duke bërë kështu që të injoroj kërkesë e PAN-it dhe PSD-së.

Shefi i GP, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se LDK dhe LVV nuk do të marin pjesë në seancë.

Gjysmë ore para se të filloj seanca LVV ka ftuar mediat në një konferencë ku është paraparë të flas Kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca.

Deputetja  e VV-së, Abulena Haxhiu ka kritikuar Partinë Socialdemokrate se po i bëhet krah qeverisë për një dialog jo legjitim.

“Sic e keni parë mbrëmë në orët e vona të natës janë mbledhur 42 nënshkrime për rezolutën e propozuar nga PSD. Kjo rezolutë është propozuar nga një subjet minor, dhe që e quan vetën opozitare dhe që qëndron ku qendron shkaku i dialogu nuk po mund të ec tutje, projekti i Thaçit nuk po ec e këtë projekt po tenton ta shpëtojë PSD-ja. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë. Aventuarat e Thacit duhet shpallur të pavlershme”, tha Haxhiu.

Glauk Konjufca, tha se qeveria nuk lejoi qytetarët e Kosovës t’i gëzoheshin votimit të projektligjeve të FSK-së.

“Dje u miratuan avancimet e FSK drejt nj ushtrie. Pushtetaret nuk i lanë qytetarët të gëzohen më shumë se gjashtë orë pasi që lajmëruan se do të vazhdojnë negociatat me Serbinë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se “Rënia e këtij pushteti i cili që nga fillimi kurrë se ka ditë saktë sa numra i ka, dhe pas dështimit të Kosovës në INTERPOL, pas dështimit të liberalizimit të vizave, ka qenë shumë e sigurtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button