Kryemadhi fton të gjithë në protestë, të hënën: Ky vend mund të bëhet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se studentët kanë të drejtë që nuk pranojnë negociata dhe dialog, sepse nuk kanë çfarë të bisedojnë me Edi Ramën. Për këtë, ajo tha se çdo negociator, Edi Rama e këmben në parà, vende pune dhe kompani “offshore”, transmeton Top Channel.

Në një takim me strukturat e LSI-së në Durrës, mesditën e kësaj të shtune, ajo tha se “Edi Rama nuk ka si të negociojë me studentët, ndërkohë që është tallur me ta.

“Ai i kishte në Parlament 8 kërkesat e studentëve dhe nuk dënjoi që t’i shqyrtonte, jo më t’i miratonte”, tha kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi iu bëri thirrje të pranishmëve që ditën e hënë t’iu bashkohen studentëve, pa flamuj partiakë dhe pa karta anëtarësie, e se nëse qytetarët nuk bashkohen në protestë do të jetë shumë vonë për rininë dhe Shqipërinë.

“O sot, o kurrë. Ne kemi shansin për t’iu dhënë një shpresë të rinjve shqiptarë! Ky vend mund të bëhet dhe do të bëhet, por vetëm Edi Rama nuk bëhet. Ai mban peng zhvillimin e Shqipërisë, negociatat e Shqipërisë, reformat dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Ndaj, të hënën, të gjithë duhet të dalim në protestë”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi tha se Zoti e ka përkëdhelur atë dhe familjen e saj, teksa sheh se shumë të rinj shkojnë të zhveshur dhe të ftohur çdo ditë në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button