”Burdushit ” i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj

Mjeku popullor, Hysri Peçani i njohur si ” Burdushi ”, gjendet nën masën e paraburgimit qe 30 ditë, nën dyshimin për 4 vepra penale, ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangie nga tatimi, dhe mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Ditën e premte të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit për periudhën 2 muaj, ashtu që kjo masë do të zgjatë deri më 16 shkurt 2019, raporton KALLXO.com

Prokurori i çështjes, Fatos Ajvazi kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit, pasi që sipas tij prokuroria është në fazën fillestare të hetimit, dhe duke marrë parasysh peshën e veprave penale, ekziston rreziku që me lënien në liri i njëjti rrezikon dëmtimin e provave tjera, apo edhe ikjen nga drejtësia , andaj prokurori ka konsideruar se vazhdimi i paraburgimit është i arsyeshëm.

Gjyqtari i çëshjtes Luan Berisha ka marrë vendim, dhe i ka vazhduar masën e paraburgimit, pasi që sipas gjyqtarit të çështjes ende ekzistojnë arsyet ligjore për vazhdimin e paraburgimit.

Ditë më parë KALLXO.com ka raportuar se Prokuroria Themelore në Prizren ka sekuestruar rreth 2 milion e 600 mijë euro pasuri të Burdushit.

Ndërsa më herët KALLXO.com ekskluzivisht ka raportur se Burdushi është dënuar me gjobë 5.000 Euro, dhe me 1 vit burgim, për një veprët penale të mashtrimit, të ndodhu në vititn 2015, gjithasthu të njëjti nga Gjykata Themelore Prizre, i është ndalaur edhe ushtrimi i profesionit për periudhën 3 vjeçare.

Ndërsa tashmë Burdushi gjendet në paraburgim si i dyshuar për 4 vepra penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button