SPP: Policët në dimër po punojnë me pallto pranvere

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) sot në konferencë për shtyp informoi se para ca kohësh një grup i zyrtarëve policor kanë marrë uniformë. Sipas tyre, bëhet fjalë për pallto për pranverë, me të cilën policët duhet të punojnë në kushte të dimrit, njofton Portalb.mk.

“Kjo pallto prej 300 gramëve a është e mjaftueshme që në mënyrë të rregullt ta kryejnë punën zyrtarët policor. A nuk është kjo pallto për pranverë? A me këtë pallto do të punojnë policët në temperatura deri në minus 10 gradë celsius? Këto kushte kanë të papranueshme për zyrtarët policor në terren. Kërkojmë urgjentisht të furnizohen pallto përkatëse për dimër”, deklaroi zëdhënësi i SPP-së, Dejan Sazdov përpara Kuvendit të Maqedonisë.

Nëse MPB nuk furnizon pallto të dimrit për policët, atëherë, ashtu siç thonë nga SPP, ata nuk kanë obligim që të mbajnë uniformë pasi që është e njëjta është jashtë të gjitha standardeve dhe nuk është në pajtueshmëri me rregullat e dhe dispozitat e Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button