Cipras në Selanik: Me Marrëveshjen e Prespës e shpëtojmë Maqedoninë greke

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras mbrëmë nga një ngjarje partiake të organizuar nga SIRIZA në Selanik, ka porositur se me Marrëveshjen e Prespës, nuk është shitur, por e ka shpëtuar trashëgimin kulturore dhe historike të Maqedonisë greke, njofton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij 50 minutësh, Cipras tha se tërë këto 25 vite nacionalizmat e dy palëve kanë parandaluar të arrihet marrëveshje, ndërkaq tani, partia e tij ka arritur marrëveshje “në dobi të Greqisë, të Maqedonisë greke, Ballkanit dhe në dobi të paqes dhe bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët në rajon”.

“Qytetarë të Selanikut, por edhe ju që na shihni nga ekranet televizive, maqedonas dhe maqedonase, tani është ora e logjikës nacionale, por edhe ndjesisë nacionale. Marrëveshja e Prespës i jep fund falsifikimit të historisë sonë. E mbyll përfundimisht në mënyrë të pakthyeshme irredentizmin paradoks të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë”, tha Cipras dhe porositi se “shteti fqinj vetëm kur t’i mbarojë të gjitha obligimet, të caktuara në marrëveshje, atëherë do të integrohet në organizatat ndërkombëtare dhe në nivelin global do të pranohet me emrin e ri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button