Costa Rika, publikohet videoja lakuriqe e zv/ministres, shkarkohet!

 “Më mungon. Të dua me gjithë fuqinë e shpirtit. Ta dish se më mungon shumë. Çdo gjë që shikon është e jotja”, thotë gjithë epsh para kamerës ish-Zëvendësministrja e Kulturës të Costa Rikës.

Pas videos pikante, me protagoniste zëvendësministren Karina Bolanos, qeveria e Costa Rikës, u detyrua ta shkarkojë nga posti i Zëvendësministres së Kulturës.

Në videon hot, Karina Bolanos, shfaqet e veshur vetëm me të brendshmet e saj, teksa gjendet e shtrirë në krevat, i dërgon mesazhe erotike të dashurit të saj. Madje, në një moment ajo prek dhe gjoksin dhe fton të dashurin të vijë pranë saj, të cilin e ka pagëzuar “vogëlush”.

Karina Bolanos, deklaroi për CNN se video në fjalë ishte regjistruar para shumë vitesh, por u publikua nga mekanik kompjuterësh që ia kishte vjedhur asaj, e më pas i bëri asaj shantazh. Video me detajet nga jeta e saj private u publikua fundjavën e shkuar në You Tube.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve njoftoi sot se video dhe çështjet ligjore që rezultojnë kanë vënë në pozitë shumë të vështirë Karina Bolanos./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button