Dr. Ilber Besimi: Profesionalizmi dhe kolegjialiteti është ajo çka e bën unike kirurgjinë tetovare për 55 vjet me rradhë

"Në këtë jubile të rëndësishëm, do të doja të falënderoj të gjithë mjekët, stafin mjekësor për angazhimin dhe përkushtimin bujar në zhvillimin dhe avancimin e kirurgjisë. Ajo për të cilën jam veçanërisht krenar është besimi që ne ndërtojmë me pacientët dhe mundësia për të qenë gjithnjë në shërbim kur është e nevojshme", theksoi në ceremoninë e shënimit të 55-të vjetorit të kirurgjisë tetovare, Dr. Ilber Besimi, Udhëheqës i departamentit të kirurgjisë së përgjithshme dhe traumatologjisë.

Me hapa modest, por me një angazhim të madh, 55 vjet më parë në spitalin e Tetovës filloi të funksiononte kirurgjia. Falë dr. Refet Feratit, në vitin 1963 për herë të parë u hap departamenti ortopedik i spitalit, për të hapur kështu edhe departamentin e urologjisë, kirurgjinë e përgjithshme dhe kirurgjinë maksilofaciale. Sot, 55 vjet më vonë, kirurgjia e Tetovës padyshim mund të lavdërohet për përdorimin e metodave dhe teknikave më bashkëkohore të kujdesit të pacientit, transmeton Panacea.al.

“Në këtë jubile të rëndësishëm, do të doja të falënderoj të gjithë mjekët, stafin mjekësor për angazhimin dhe përkushtimin bujar në zhvillimin dhe avancimin e kirurgjisë. Ajo për të cilën jam veçanërisht krenar është besimi që ne ndërtojmë me pacientët dhe mundësia për të qenë gjithnjë në shërbim kur është e nevojshme”, theksoi në ceremoninë e shënimit të 55-të vjetorit të kirurgjisë tetovare, dr. Ilber Besimi, Udhëheqës i departamentit të kirurgjisë së përgjithshme dhe traumatologjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button