fbpx

Fundjava ofron një betejë “klasike” në Premier League

Fushata e Liverpoolit për të sjellë titullin kampion në futbollin anglez do të ketë një test të vështirë këtë të dielë, kur në “Anfield Road” të zbarkojë Manchester United, një rival i përjetshëm i “të kuqve”, që pavarësisht ecurisë negative ofron rrezik real, transmeton Top Channel. 

Ekipi i Jurgen Klopp është i vetmi në elitën e futbollit anglez, që nuk ka pësuar ende një humbje, por 90 minutëshi këtë fundjavë është i paparashikueshëm, në atë që konsiderohet beteja më e ashpër në Premier League.

Të dy ekipet u impenjuan këtë javë në arenën kontinentale me rezultate të ndryshme. Liverpool mundi Napolin, ndërsa “djajtë e kuq” humbën me Valencian, disfatë e parëndësishme gjithsesi për kualifikimin. Jose Mourinho bëri 8 ndryshime në “Mestalla”, krahasuar me sfidën e mëparshme ndaj Fulhamit, e të dielën pritet të ndikohet gjithashtu nga dëmtimet e Smalling, Lindelof, Darmian dhe Martial.

Në kampin tjetër, nën drejtimin e Kloppit, Liverpool synon të sjellë titullin e parë që prej vitit 1990 dhe në kolonën e humbjeve shënon me krenari shifrën zero, diçka që shpreson ta ketë edhe të hënën. Për “The Reds” do të mungojnë Alexandër Arnold dhe Joel Matip, por trajneri gjerman ka luksin të bëjë rotacion cilësor.

Mbrojtja e Liverpoolit ka lejuar vetëm 6 gola në kampionat këtë sezon, e nëse “Reds”-at mundin rivalët, do të ruajnë kryesimin që mund ta humbin vetëm një ditë, kur Manchester City të luajë ndaj Evertonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button