Zaev apelon te komunat që të shfrytëzojnë paratë e dedikuara për investime kapitale

Në vitin 2019 për zhvillim rajonal të balancuar kemi veçuar 100 për qind më shumë para në krahasim me 2017, ose 50 për qind më shumë se në vitin 2018, tha kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën “Decentralizim: Rruga që na pret”, në organizim të BNJVL-së dhe OSBE-së, përcjell Portalb.mk. 

“Nga 3.5 milion euro në 2017, për vitin e ardhshëm për projektet për zhvillim të balancuar rajonal në rajonet e planit dhe në komunat, janë siguruar shtatë milionë euro. Qëllimi ynë është që këto fonde të rriten në vazhdimësi deri në transformimin e plotë dhe orientimin e plotë për realizimin e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal sipas të cilit duhet të sigurohet një përqindëshi i BPV-së, i i paraparë me ligj, me kapje nga investimet kapitale që do të ndaheshin në përputhje me shkallën e zhvillimit në të gjitha rajonet e planit”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se po punohet edhe në atë që të sigurohen 70 milionë euro nga Banka Botërore për ndërtim dhe rindërtim të rrugëve lokale si dhe 50 milionë euro nga Banka Evropiane e investimeve për ndërtim dhe rindërtim të ujësjellësve dhe kanalizimeve.

“Bëhet fjalë për linja kredituese që do të operacionalizohen që në fillim të viti 2019. Në këtë proces është me rëndësi që komunat të kenë hartuar dhe rishikuar projekte cilësore të cilat do t’i paraqesin në Ministrinë për transport dhe lidhje që të mund të tërheqin më shumë para nga linjat kredituese dhe të fillojnë me realizimin e projekteve. Pikërisht me anë të këtyre investimeve më serioze kapitale në rrugët lokale, ujësjellësit dhe kanalizime, kopshte dhe shkolla kemi për qëllim që, paralel me ndihmën financiare të vetme, të stabilizojmë komunat, në mënyrë që vendi të mund të llogarisë në këtë kapacitet serioz i cili për fat të keq në Maqedoni ende nuk është shfrytëzuar as si duhet dhe as mjaftueshëm”, shtoi Zaev.

Një realizim e sipër është projekti për ndërtim të rrjeteve të kanalizimit dhe ujësjellësve, nga BEI në vlerë prej 50 milionë euro, nga të cilat 10 deri në 12 milionë euro mbeten për realizim.

“Apeloj deri te komunat që t’i përdorin këto para. Kreditë nuk i ktheni ju, Qeveria, gjegjësisht shteti do t’i kthejë këto kredi dhe këto fonde cilësore lartë duhet të shfrytëzohen. Në vitin 2019, do të hyjnë në funksion edhe mjetet nga “TAV Maqedoni”, e këto janë më tepër se 35 milionë euro. Jemi duke e përmbyllur aneksin e kontratës me “TAV Maqeodon”, do të kalojë të gjitha procedurat ligjore, dhe pritjet janë që nga 15 janar të mund të bëhet alokimi i këtyre 35 milionë euro, që të ndahen në mënyrë transparente për projekte trevjeçare të gjitha komunave sërish për ujësjellësit, kanalizime, kopshte për fëmijë, shkolla dhe për salla sporti në disa shkolla”, shtoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button