Çeku: Ushtria, sektor dinamik në Kosovë

Zv.ministri i Mbrojtjes, dikur edhe ish-ministër i FSK-së, Agim Çeku tha se Ushtria e Kosovës është mekanizëm i gjallë që s’mund të ndryshojë më.

“Ndihem krenar, i emocionuar që më në fund ia dolëm. Kemi sakrifikuar e kontribuuar shumë prej nesh që sot të përmbushet një amanet e zotim, madje edhe premtim që e kemi dhënë qysh në ‘99”, tha Çeku në një lidhje direkte në KTV.

Ka komentuar edhe deklaratat e Jens Stoltenberg, por ka thënë se s’pret që NATO-ja të ndryshojë apo të kundërshtojë Ushtrinë.

“Ishte deklaratë e imponuar nga vendet që se kanë njohur Kosovën. S’pres që NATO të ndryshojë qëndrimin ndaj FSK-së”, tha ai.

Kërcënimet nga ana e Beogradit, për ta destabilizuar vendin, Çeku tha se s’është mesazh kërcënimi por mesazh se Serbia s’mund të ndikojë më assesi në Kosovë.

“Iu bë e qartë që Kosova vendos e pavarur”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se Ushtria e Kosovës është mekanizëm i gjallë e sektor dinamik në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button