Lindanin e Ohis-it do ta pastrojnë Rashkovski, Duraki dhe Qahil dhe do të kërkojnë më tepër para

Qeveria ka ngritur një grup special për të zgjidhur problemin me lindanin toksik në territorin e fabrikës Ohis, ndërsa procesin e udhëheq Sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, informon zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski duke iu përgjigjur pyetjes nga “Meta”. Përveç tij, janë të përfshirë edhe ministri i mjedisit jetësor Sadulla Duraki dhe ministri pa portofol, Adnan Qahil, i cili është edhe kimist i diplomuar dhe ish-punonjës në këtë fabrikë, përcjell Portalb.mk.

Qeveria pak ditë më parë, në një seancë, e miratoi nënshkrimin e Memorandumit për  Bashkëpunim ndërmjet Zyrës për shërbime të projekteve të Kombeve të Bashkuara (UNOPS) dhe Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, e përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë për Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Memorandumi, siç thotë Bosnjkovski, do të nënshkruhet javën e ardhshme dhe do të thotë se procesi i bashkëpunimit midis këtyre institucioneve është në fillim.

– Memorandum krijon kornizë për bashkëpunim, për të gjetur zgjidhje për pikat e nxehta ekologjike dhe për të zbutur rreziqet që këto pika i paraqesin në Republikën e Maqedonisë. Implementimi i suksesshëm i projektit synon krijimin e një fondi, si mekanizëm sistematik për të pastruar mbeturinat industriale toksike në ish-fabrikën OHIS, në përputhje me standardet evropiane dhe promovimin e qytetit të Shkupit, si qytet të sigurt, rezistent dhe të qëndrueshme – deklaroi Bosnjakovski.

Këtë për “Meta” e konfirmon edhe Suzana Andonova nga zyra e POP (Persistent organic pollutants) – ndotës organikë të qëndrueshëm Ministria e mjedisit jetësor. Ajo thotë se memorandumi ka të bëjë me mobilizimin e mjeteve shtesë për pastrim të lindanit nga deponia e madhe në OHIS, përkrah deponisë së vogël dekontaminimi i së cilës duhet të fillojë vitin e ardhshëm.

– Qëllimi është të gjenden fonde shtesë që teknologjia e që do të zgjedhet për deponinë e vogël të mund të vazhdoj punën edhe në deponinë e madhe pa ndërprerje në proces – tha Andonova.

Vlerësohet se në të dy deponitë në OHIS ka midis 40 dhe 50 mijë ton tokë të kontaminuar me lindan. Në mars të vitit të ardhshëm do të shpallet një thirrje ndërkombëtare për përzgjedhjen e teknologjisë që do të pastrojë deponinë e vogël ku ka 10 mijë ton tokë të kontaminuar.

Për herë të parë në 12 vitet e fundit, që kur merret me këtë çështje, Andonova thotë se ajo ka hasur në mirëkuptim nga institucionet kompetente.

– Për herë të parë në përvojën time, që kur punoj në këtë problematikë, për më shumë se 10 vjet, hasëm në bashkëbisedues. Më parë çdo gjë ishte shumë formale, që nga ajo se si është pranuar si informacion deri te mënyra se sa është perceptuar kjo si problem. Ministri Andan Qahil me të cilin kemi pasur takime, i kupton gjërat, ai ka mirëkuptim dhe ndjesi për këtë problematikë – thotë ajo.

Lidani është pjesë e grupit të POP substancave kancerogjene të shënuara në Konventën e Stokholmit të cilën Maqedonia e ka nënshkruar në vitin 2009. Efektet specifike të ekspozimit ndaj këtyre substancave mund të përfshijnë kancer, alergji dhe hiper-ndjeshmëri, dëmtim të sistemit nervor qendror dhe periferik, çrregullime riprodhues dhe të sistemit imunitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button