U ngacmua seksualisht, Eliza Dushku mori dëmshpërblim prej 9.5 milion dollarësh

Aktorja shqiptare, Eliza Dushku e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Amerikë është dëmshpërblyer me 9.5 milionë dollarë pasi  ka paraqitur ngacmimin seksual nga nja kolegu aktor duke xhiruar serial për kompaninë televizive CBS.

Ngacmimet seksuale ndaj Dushkut u bënë përgjatë vitit 2017 kur ajo pranoi të punonte për serialin “Bull”.

Sipas “The New York Times” ylli i shfaqjes, Michael Weatherly kishte tentuar shpesh të bënte muhabete ngacmimi seksual, madje ka treguar para gjithë kolegëve, barcoleta përdhunimi dhe historish seksuale duke e vendosur atë shpesh në siklet.

Për këtë arsye, Eliza është ballafaquar me aktorin si dhe me autorin e serialit në televizionin “CBS”, Glenn Gordon Caron, por ky i fundit për këtë arsye nuk i dha zgjidhje, por e hoqi nga seriali.

E ndodhur përballë kësaj situate aktorja shqiptare e hodhi në gjyq televizionin “CBS” dhe u dëmshpërblye me 9.5 milionë dollarë aq sa do të ishte pagesa e saj në qoftë se do të kishte aktruar deri në fund të sezonit të serialit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button