Civili kërkon nga institucionet të reagojnë ndaj thirrjeve për dhunë ekstreme

OJQ Civil e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë dhe kërkon nga institucionet sanksionimin e menjëhershëm dhe të ashpër të të gjithë individëve dhe grupeve që përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë.

“Kërkojmë nga institucionet të reagojnë ashpër, me vendosmëri dhe efikasitet, dhe t’i marrin në përgjegjësi edhe strukturat më të larta udhëheqëse të partive politike të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i inkurajojnë individët dhe grupet radikale në vend”, thonë nga OJQ Civil.

Ata thonë se strukturat radikale në vend papenguar dhe pa u ndëshkuar përhapin urrejtje mbi baza etnike, fetare dhe politike.

“Një shoqëri në të cilën grupe të caktuara vazhdimisht bëjnë thirrje dhe ushtrojnë dhunë mbi qytetarët, nuk mund të jetë shoqëri e shëndoshë. Thirrjet e vazhdueshme për dhunë ekstreme janë pasojë e mosndëshkimit të vendosur nga pushteti i kaluar, por edhe mosndëshkimi që vazhdoi edhe pas rënies së regjimit. Shembujt e mesazheve në rrjetet sociale, mediat dhe grafitit, si dhe në protesta të caktuara në të cilat dominojnë qëndrime ekstremiste dhe thirrje për dhunë ekstreme, janë në numër të madh”, shtojnë nga Civil.

CIVIL – Qendra për Liri thotë se angazhohet për shoqëri në të cilën mbizotëron liria, barazia dhe drejtësia, shoqëri në të cilën qytetaret dhe qytetarët do të ndjehen të lirë, ku siguria, liria e lëvizjes dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe funksionim efikas të sistemit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button