Kamçev ofron 14 milionë euro që të lirohet nga paraburgimi

Me pronë me vlerë rreth 14 milionë euro, biznismeni i afërt me ish pushtetin e VMRO-DPMNE-së, Orce Kamçev, garanton se nuk do të arratiset nga shteti – kjo është shuma më e madhe që deri më tani e ka ofruar dikush si garancë në gjykatë, të paktën për atë që është publikuar në opinion, njofton Portalb.mk.

Burimet e TV Telma thonë se Kamçev dhe familja e tij japin garanci pronë të patundshme. Gjykata do të tregojë nëse do t’ia pranojë kërkesën e tij, por mendim do të duhet të japë edhe Prokuroria Speciale.

Ndryshe, javën e Kaluar, Kamçevit i është vazhduar paraburgimi për rastin “Perandoria” për edhe 30 ditë. Prona dhe lidhjet me jashtë vendin kanë qenë arsyet për të cilat Gjykata ka vendosur që të qëndrojë në burgun e Shutkës, pasi që ka vlerësuar se ka mundësi që i njëjti të arratiset ose të ndikojë ndaj dëshmitarëve.

Gjykata duhet që të deklarohet edhe për ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov i cili këtë javë gjithashtu ka ofruar garanci, por me vlerë rreth 1 milionë euro.

Mijallkov dhe Kamçev janë pjesë e hetimit të ri të Prokurorisë Speciale “Perandoria”, bashkë me edhe 11 të dyshuar të tjerë.

LEXO: “Perandoria”, është hetimi i ri nga ana e Prokurorisë Speciale Publike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button