27 Prilli, prokurorja: Në video shihet se Munir Pepiq dhe Vilijam Mihajllovski e kanë rrahur Selën

Nga incizimi i ekspertizës së kryer më 14 qershor të këtij viti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 shihet se si një person nga turma e tërheq deputetin Zijadin Sela, ndërkaq personat tjerë e kapin dhe fillojnë ta rrahin, njofton Portalb.mk.

Nga incizimi, ashtu siç tha prokurorja Ivana Trajçeva në seancën e sotme, mund të shihet se Selën e godasin të akuzuarin Munir Pepiq dhe Vilijam Mihajllovski.

Avokati i Pepiq u ankua ndaj komentit të prokurores, duke thënë se nuk shihet asnjë kontakt i Pepiqit me Selën.

U ankuan edhe të akuzuarit Pepiq dhe Mihajllovski, duke theksuar se nuk e kanë goditur Selën.

Paraprakisht në seancën e sotme janë lexuar sms porosi nga telefonët e deputetëve të komunikimeve në grupin e viberit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button