Zaev do të ketë shumicë prej dy të tretave për ligjet reformuese

Grupet e deputetëve janë konsultuar për propozim – tekstin e ligjit për amnisti, deklaroi sot deputetja e grupit të pavarur, gjegjësisht të përjashtuarit nga VMRO-DPMNE, Nola Ismaillovska. Ajo tha se tetë deputetët do t’i përkrahin ligjet reformuese për të cilat kërkohet shumë prej dy të tretave dhe të cilat janë në rend dite në seancën e caktuar për të hënën, njofton Portalb.mk.

“Idetë që i kemi tanimë një periudhë të gjatë i kemi këmbyer. Me të vërtetë është një proces gjithëpërfshirës, tani atë që do ta bëjmë është konsultim me ekspertë juridik, çdo grup deputetësh konsultohet dhe kur të caktohet takimi i ardhshëm i grupit interparlamentar për integrim, reforma dhe pajtim do t’i këmbejmë dhe me ato përfundime për zgjidhjen përfundimtare ta nxjerrim më të mirën nga të gjitha diskutimet”, tha Ismajllovska.

Ajo tha gjithashtu se tani për tani nuk ka informata se do të mblidhet grupi interparlamentar dhe nuk e di nëse ligji do të mundet të vendoset në seancë të hënën kur duhet që të votohen edhe ligjet reformues për të cilat nevojiten shumicë prej dy të tretave.

“Për ligjet reformuese, dua që në emër të tetë deputetëve nga grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së, të shpreh gatishmërinë se do të jemi pjesë e këtyre procese të rëndësishme që na presin në Maqedoni, për atë që në fakt votuam fillimisht. Për ligjet që do të vijnë – ligji për gjykata, për Këshillin Gjyqësor, për kundërvajtje, do t’i shqyrtojmë, atje ku do të vlerësojmë se duhet reaguar do të dorëzojmë amendamente, do të përkrahim të gjitha zgjidhjet të cilat nënkuptojmë zgjidhje më të mira për qytetarët”, tha deputetja Ismajllovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button