Maqedoni, nisën aktivitetet për serialin e parë televiziv shqiptarë për fëmijë

Me skenar të Mirjeta Fejzullahut dhe në regji të Ibër Dearit, produksioni “Abraka – Dabraka”, ka nisur përgatitjen e serialit të parë televiziv për fëmijë në Maqedoni. Në një bashkëbisedim për Portalb.mk, regjisori Ibër Deari ka treguar se qëllimi i serialit është që të bëhet një kritikë ndaj antivlerave që sot po plasohen në ekranet televizive si t’ju dedikohen kategorisë për fëmijë.

“Seriali i ri për fëmijë do jetë një format interesant në TV tona. Sigurisht ju e dini që në TV tona nuk e mbaj në mend a ka pasur ndonjë serial për fëmijë ku luajnë edhe fëmijët. Do jetë nga projekte më të veçanta dhe më serioze që do bëhet tek ne. Për këtë e tregon edhe vet përkushtimi i producentëve në përzgjedhjen e ekipit që do jetë nga profesionist! Seriali do ketë karakter edukativ dhe do ketë një kritik të madhe ndaj antivlerave që sot shiten si vlera në shumë Tv dhe programe të tjera”, tha Ibër Deari.

Qëllimi i serialit është edhe gjetja e yjeve të reja – fëmijëve të talentuar për kinematografi.

“Nëse arrimë të përfundojmë gjithçka me kohë, xhirimet priten të fillojnë që nga muaji qershor 2019. Përveç fëmijëve si aktor, ne do kemi edhe aktorë të tjerë profesionist ku do luajnë role të ndryshme si p.sh. prindërit, arsimtarët, njerëz të tjerë”, tha Deari.

Përndryshe, “Abraka – Dabraka” është një produksion i ri ne Maqedoni me producent Visar Etemi dhe Besfort Dulatahu, të cilët edhe kanë realizuar festivalin “SHKUPI UP FEST”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button