Maqedoni, mësimdhënia e digjitalizuar kërkon infrastrukturë, Internet të shpejtë dhe plan për mirëmbajtje

Pajisja nga projekti “Kompjuter për çdo fëmijë” prej para 11 viteve është pothuaj jashtë përdorimi. Në epokën e digjitalizimit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme gjatë orëve janë të detyruar t’i përdorin smartfonët e tyre të cilët pjesërisht “kryejnë” punë, kurse mësimdhënësit shpesh marrin laptop prej në shtëpi për të përvetësuar materien e paraparë me program. Disa fillorist përdorin libra për informatikë të botuara në vitin 2009, që është absurd duke e pasur parasysh zhvillimin e shpejtë të teknologjisë dhe materialin e papërdorshëm në atë libër nga distanca e stome kohore, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Ky imazh për arsimin e Maqedonisë lidhur me digjitalizimin, duhet të ndryshohet. Shteti duhet të investojë në pajisje kurse mësimdhënësit vazhdimisht të shkojnë në trajnime, ndërkaq dituritë e fituara atje, do t’i aplikojnë nëpër orët e mësimit.

Orët nuk mund të paramendohen pa përdorim të kompjuterëve

“Meta” pak kohë më parë publikoi se Ministria për arsim është duke përgatitur trashëgimtar të projektit “Kompjuter për çdo fëmijë”. Zëvendës-ministri për arsim dhe shkencë, Petar Atanasov deklaroi se është patjetër që programi mësimor të digjitalizohet, e me atë do t’u mundësohet nxënësve të arsimohen me mjete bashkëkohore.

– Ky është ndryshim i madh ë duhet të ndodh. Në këtë moment nuk kam të dhëna konkrete për atë se kur do blihen kompjuterët e ri për nxënësit, por do të punojnë për ta digjitalizuar procesin arsimor. Kjo nënkupton sigurim të më tepër resurseve, furnizim të shkollave për digjitalizim dhe mundësim të veglave që të mund të mësojnë prej mjeteve moderne. Njëjtë sikur qeveria e kaluar, kemi dëshirë ta realizojmë këtë proces, që nuk mund të përfundohet për kohë të shkurtë – tha 1Atanasov.

“Sillni aparate tuaja” është zgjidhje e përkohshme

Siç tha Tome Spirovski, njeriu i parë i Inspektoratit shtetëror për arsim, vetëm një e treta e kompjuterëve nga projekti“ Kompjuter për çdo fëmijë” janë në funksion në nivel të shtetit. Që të mund të zhvillohen orët mësimore, në shkolla po funksionin parimit “Sillni aparatin tuaj”, ashtu që fëmijët sjellin nga shtëpia smartfon, tablet ose laptop që të mund të mësojnë diçka gjatë orës së mësimit, kuptohet me ndihmën e mësimdhënësve të tyre.

Sipas ekspertëve, madje edhe për pajisjet që fëmijët dhe mësuesit sjellin në shtëpi, duhet të ketë infrastrukturë adekuate, gjegjësisht duhet të ketë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike në mënyrë që të gjithë ta mbushin pajisjen dhe  gjithashtu është e nevojshme të ketë një internet të cilin do të përdorin gjatë otrëve të mësimit,

Asgjë pa infrastrukturë dhe mirëmbajtje të mirë

Prof. Dr Mile Jovanov, Kryetar i shoqatës së ekspertëve të informatikës dhe profesor në Fakultetin e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë, thotë se shkollat ​​tona kanë ngecje të konsiderueshme prapa, kur është fjala për teknologji dhe ajo së shpejti duhet të ndryshojë, sepse pajisjet kompjuterike që tani janë në dispozicion nëpër shkolla janë krejtësisht të papërdorshme.

Sipas tij, prioriteti i parë është të bëhet furnizimi i kompjuterëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme që të pajisen kabinetet për mësim të informatikës, sepse ato dallojnë nga kabinetet e tjera. Nëse kabinetet tjera përdorin teknologji në mësimdhënie, në kabinetet e informatikës kemi mësim për teknologji dhe duhet të ketë dallim edhe në atë se si duhet të duket kjo klasë në relacion me klasën standarde.

Infografik, kompjuter për çdo fëmijë
Infografik, kompjuter për çdo fëmijë

Problemi me energjinë elektrike dhe qasja në internet në shkolla deri më sot nuk është zgjidhur mirë. Dhe nuk është e lehtë për t’u zgjidhur sepse kemi dallime në zhvillimin rajonal. Në disa fshatra ka optikë, në disa mezi mund të kenë akses satelitor. Diku mund të sigurohet nga një provajder i telekomunikimit, diku provajder kabllor. Kjo duhet ta zgjidhet, doemos duhet të ketë një internet të mirë nëse duam të kemi mësim cilësor me kompjuterë. Duhet të ketë kompjuterë në shkolla, ose më mirë – në secilën klasë, të cilët do të shërbejnë si serverë lokal për të ruajtur përmbajtjen që studentët pastaj të mund ta tërheqin gjatë orës. Para se të blihet një kompjuter, duhet të blihet projektor për çdo klasë. Kush do të blejë pjesët, kush do të bëjë riparime që kush do të bëjë ndërrimin rregullisht, janë çështje kyçe. Pajisjet kompjuterike prishren dhe kjo është normale, por është me rëndësi si do të organizohet kujdesi për pajisjet. Për shembull, procedurat e tenderimit për prokurimin e pjesëve duhet të thjeshtohen, sepse derisa të përfundojë një procedurë e tillë, mund të kalojë një gjysmëvjetor, thotë Jovanov për Meta.

Për projektin e mëparshëm u pretendua se ka kushtuar 60 milionë euro

Projekti “Kompjuter për çdo fëmijë” filloi në vitin 2007. U kritikua ashpër nga opozita e atëhershme, ndërsa qeveria e tanishme, se nuk është i suksesshëm dhe se është projekt për pastrim parash. Asnjëherë nuk u sqarua saktësisht se sa para nga buxheti i shtetit ishte shpenzuar për kompjuterë, edhe pse në publik kalkulohej me një shifër prej 60 milionë euro.

Me këtë projekt, si një vend, ne ishim ndër vendet më të mira sa i përket kompjuterëve për kokë të fëmijëve. Por nga kjo distancë kohore është e parëndësishme, sepse në praktikë ky projekt nuk funksionon. Ekspertët paralajmërojnë se shteti duhet vazhdimisht të investojë në pajisje, por edhe në trajnime për mësimdhënësit të cilët duhet të përparojnë dhe të aplikojnë dituritë në mësimdhënien e gjërave të reja që i ligjërojnë.

E-ditari është një masë e mirë

Në drejtim të digjitalizimit të mësimdhënies është edhe masa ditari elektronik, që u instalua disa vite më parë dhe u bë obligim ligjor për mësimdhënësit. “Meta” para pak kohe ka shkruar se sistemi nuk është në funksion aktualisht, sepse në rrjedhë e sipër është përzgjedhja e një kompanie që do ta rregullojë sistemin. Kjo është masë e mirë, sepse u mundëson prindërve të kenë qasje të vazhdueshme në notat dhe mungesat e fëmijëve të tyre.

Masa nuk u pëlqen mësimdhënësve, sepse ata duhet të mbajnë evidencë të dyfishtë edhe në ditarin me shkrim edhe në atë elektronik, por ministria ka paralajmëruar shkurtime të obligimeve të tyre administrative, prandaj pritet që ndryshime të ketë edhe në mbajtjen e evidencës në ditar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button