Fjalëkalimet e iPhone do jenë gjurmët e gishtave?

Për 365 milionë dollarë Apple e bleu kompaninë për siguri digjitale AuthenTec Inc me këtë veprim analistët parashikojnë se në vend të fjalëkalimit, iPhone të jetë i ruajtur me senzorë për leximin e gjurmëve të gishtave. 

Ky hap i Apple vjen në kohën kur smartfonët po përdoren për pothuajse çdo gjë në jetën e përditshme, mes të cilave edhe për blerje për çka është paraqitur nevoja për rritjen e sigurisë së telefonave. Përveç tjerash, gjurmët e gishtave nuk mund të harrohen ashtu siç ndodh shpeshherë të harrohet fjalëkalimi.

“Telefonat me kalimin e kohës po bëhen si kartat e kreditit, ndërsa përdoruesit dëshirojnë që të jenë sa më të sigurt. Këta senzorë janë një ndër mënyrat më të sigurta për sigurinë e telefonave tuaj”, tha analisti Steven  Smiggy. 

Derisa po pritet një model i ri i iPhone këtë vjeshtë, nga Apple ende nuk njoftojnë se kur do të mund të instalohet kjo teknologji e re e AuthenTech  në telefonat tonë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button