Filmi më i mirë i të gjitha kohërave

Përdoruesit e ueb faqes më të njohur të filmave – IMDB, si filmin më të mirë të të gjitha kohërave e zgjodhën filmin “The Shawshank Redemption” të Frank Darabount në vitin 1994, ndërsa filmi më i fundit i Christopher Nolan për Betmenin “The Dark Knight Rises” u pozicionua në vendin e 10-të.

Më 17 korrik u ndryshua kriteri sipas të cilit kjo ueb faqe rangonte filmat më të mirë dhe prej tani e tutje, në vend të 3000 votave, janë të nevojshme 25,000 vota që një film  të pozicionohet në listën e 250 filmave më të mirë. 

Nga kjo listë ra filmi i Vass Anderson “Moonrise Kingdom”, filmi i Roberto Benini “La Vitta e Bella” dhe komedia klasike “Kind Hearts and Coronets” të Robert Hammer.

Por, falë kriterit të ri, në listë u ngjitën më lartë filmat “Rainman”, “The Nightmare Before Christmas” dhe “Unbreakable” të Brian de Palma. Pas filmit “The Shawshank Redemption” me Tim Robbins dhe Morgan Freeman vijojnë “Godfather” 1 dhe 2./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button